Diplomati dhe analisti i njohur, Shaban Murati ka reaguar sot pas njoftimit se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është marrë i pandehur nga gjykata e Hagës, si i dyshuar për implikim në krime lufte. Murati shkruan se kjo është sikur pas Luftës së Dytë Botërore, në bankën e të pandehurve të mos ishin nazistët, por viktimat e tyre.
POSTIMI I PLOTE
“Bota ishte më e drejtë në 1945”
Imagjinoni një takim midis ministrit të informacionit të Hitlerit, Gëbels, alias ministri i informacionit i Millosheviçit, Aleksandër Vuçiç, dhe komandantit të forcave që çliruan Berlinin nga nazistët, Georgij Zhukov, alias komandanti i UÇK, Hashim Thaçi, dhe nga Gjyqi i Nurembergut vjen fletë-thirrje jo për Gëbelsin, por për Zhukovin.
Bota ishte më e drejtë në 1945.
Bota po çmendet duke mohuar vetveten.