Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka goditur një rast të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën kufitare detare, duke proceduar penalisht dy shtetas nga Kosova.
Bëhet fjalë për E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç, të cilët janë kapur duke tentuar të fusin në territorin shqiptar 22,820 franga zvicerane dhe 555 euro, pa i deklaruar sipas detyrimit ligjor.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bazë të analizës së riskut, shërbimet e Policisë Kufitare zbuluan shumën e parave të fshehura në trup, që dy personat synonin të futnin në vend pa i paraqitur në sportelin e kontrollit doganor.
Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme në kuadër të veprës penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi i policisë:
PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit kosovarë, E. H., 41 vjeç dhe F. M., 37 vjeç.
Nga kontrolli i shërbimeve të Policisë Kufitare të portit të Durrësit, i kryer në bazë të analizës së riskut, dy shtetasve iu gjetën të fshehura në trup, në total 22 820 franga zvicerane dhe 555 euro, që tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Shuma e parave u sekuestrua nga Policia, me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.