Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme (3 janar) në Klos.
Mësohet se Xhemal Zhuku, ka tentuar të kalojë lumin Mat, por është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, raporton News24.
Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.


