Seanca e sotme në GJKKO për Ilir Metën është shoqëruar me tensione dhe debate. Në një komunikim për gazetarët, avokati i tij, Kujtim Carkani dha detaje nga seanca, duke thënë se Prokurori Sotir Kllapi nuk ka qenë i saktë në ato që ka relatuar.
Për mediat, Cakrani deklaroi se dy prokurorët e tjerë, Arben Kraha dhe Altin Dumani nuk ishin të pranishëm.
Sipas tij gjatë seancës ka pasur herë pas here irritime, pasi prokurori ka pasur paqartësi në ato që deklaronte.
“Ka patur një tension mes zotit Meta dhe zotit Kllapi. Kllapi ka qenë i vetëm, nuk është paraqitur Kraja dhe Dumani. Pasi ka relatuar ka që i pasaktë qoftë në data, qoftë në momente të ndryshme kohe. Kjo ka bërë që në të irritoheshim dhe ta ndërprisnim herë pas herë. Ne jemi në seancë paraprake që duhet të shikojmë veprimet proceduriale. Në momentin kur ata mashtrojnë si në rastin e lobimit kur në fakt Meta nuk ka firmosur asnjë dokument.
Ata relatojnë fakte të cilat interperetojnë dhe prokurori tha ‘unë do ti relatoj, por këto nuk janë prova’. Ne duam akuzat konkreta për zotin Meta, Kryemadhin etj. Si mund të vijë prokurori pa listën provave?! Ne irritohemi ndaj cdo paqartësie që prokurori bën në relatimin e tij”, sqaroi avokati.
Cakrani deklaroi se synojnë që të pushohen dy cështje, ajo e lobimit dhe CEZ DIA, ndërsa për deklarim të rremë apo mos deklarimi i ka marrë përsipër Monika Kryemadhi.
“CEZ DIA nuk ekziston edhe vetë prokurorët nuk janë të bindur, Dy të tjerat janë lobimi pra pastrim i produktit të veprës penale dhe pjesa tjetër është mos deklarimi apo deklarimi i rreme. Pra mos deklarimi apo deklarimi i rremë e ka mbajtur bashkëshortja e tij, sepse ajo ka kryer të gjitha veprimet. Kryemadhi ka deklaruar se të gjitha shpenzimeve i kam bërë unë. Fakti që e ka marrë përsipër ajo ne nuk mund të themi se nuk ekziston. Por Sa i takon akuzave të tjera të pastrimit të produktit të veprës penale dhe CEZ DIA këto mendoj se do pushohen”, deklaroi avokati i Ilir Metes.
Avokati Cakani tha arsyet pse u shty seanca, e cila pritet të rifillojë sërish: “Ne kemi arritur tek faqja 104, janë 217 faqe plus provave të reja, janë rreth 250 faqe. Ne duhet të lexojmë resht më resht dhe gërmë më gërme. Pra janë edhe 100 faqe, që nuk besoj se do përfundojë sot”.


