Detaje të reja dalin në dritë lidhur me plagosjen me armë zjarri të 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj alias Piperi, që ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Kupolës në Vlorë. Dyshohet se ai është plagosur brenda automjetit të tij.
Në këtë fazë, nuk është sqaruar ende nëse plagosja ka ardhur si pasojë e një sulmi nga persona të tjerë apo nëse është vetëplagosur. Për të sqaruar ngjarjen, grupi hetimor po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.
Pas incidentit, Mehmetaj u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku burime nga personeli mjekësor bëjnë me dije se ai ka marrë një plumb në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka vendosur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe po kryen kontrolle të imtësishme të automjeteve në kuadër të hetimeve për ngjarjen.