Policia e Kukësit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me një ngjarje të ndodhur gjatë natës, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një biznes.
Denoncimi sipas policisë është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga shtetasi L.O, ndërsa janë konstatuar dëmtime në fasadën prej xhami të dyqanit.
“Sot, më datë 28.11.2025, rreth orës 09:30, shtetasi L. O., ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se fasada është dëmtuar me armë zjarri gjatë natës”, thote policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


