Një episod i rëndë shënohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve të A2CNN, në qendër të qytetit, në një lokal në fund të bulevardit ‘Bujar Bishanaku’, pranë kryqëzimit të Kirasit, asaj që njihet si “rruga e Gjanë”, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Nga informacionet paraprake flitet për një viktimë, ndërkohë që forcat e rendit po kryhen hetimet paraprake.