Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar në përdorimin e armeve. Një person ka qëlluar me armë zjarri mbi dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet dhe është në ndjekje të autorit të dyshuar.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe pritet të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e saj.