Një lokal në fshatin Krastë të Fushë-Krujës është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:10.
Sipas njoftimit të policisë, ka qenë pronari i lokalit, shtetasi me iniciale M. V., ai që ka sinjalizuar ngjarjen, duke raportuar për të shtëna armësh në drejtim të ambientit të tij.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në lokal.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe sqarimin e rrethanave të plotë të sulmit me armë. Deri më tani, motivet mbeten të paqarta.