Me datë 11.07.2016 ( e martë) do të fillojë realizimi i dezinsektimit të pestë me rradhë nga toka në territorin e Komunës së Tetovës për zhdukjen e insekteve dhe dëmtuesve të tjerë. Dezinsektimi do të zgjasë deri më datë 14.07.2016 (e ejte)
Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 22:00, dhe i njëjti do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit .
Qytetarët të cilët merren me bletari duhet që të marrin masa mbrojtëse, që do të thotë strehimin e bletëve në kutitë e tyre, sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit dhe mos largim të bletëve nga vendi i tyre 5-6 orë pas trajtimit të territorit.
Po ashtu është e nevojshme që qytetarët mos të dalin në rrugë për aq kohë sa zgjat trajtimi i qytetit si dhe ti largojnë veturat nga trotuaret para hapësirave të gjelbra me qëllim që ekipet të jenë në mundësi ta zbatojnë trajtimin në mënyrë të pandërprerë.
Procesi i dezinsektimit në këtë periudhe kohore bëhet kryesisht si masë preventive për parandalimin e sëmundjes “gjuha e kaltër”, e cila godet bagëtitë kryesisht në pjesën lindore të vendit. Pasi që insektet janë bartësit kryesor të kësaj sëmundjeje, procesi i dezinsektimit është i më se i nevojshëm.