Ejmen A. Ismaili
Heshtja si një arritje më e madhe e paraqitjes së të vërtetës është një lloj mrekullie e vazhdueshme në jetën njeriut. Heshtja si një fenomen jep gjendjen pa fjalë që do të thotë jep mbizotrimin e shpirtit njerëzor. Miku i të ndriturit Hz. Mevlanës, e paraqet shumë bukur fenomenin e heshtjes, i ndrituri Hz. Shems-i Tebrizi, do të thoshte kështu: “Heshtja është e folura më e bukur, për ato që munden ta ndëgjojnë.” Por duhet ta shpallim heshtjen si vlerë në qytet, atë nuk mundemi ta përmbyllim vetëm tek njeriu, ajo haset edhe tek qyteti, sepse qyteti është shpirti i njeriut, sepse edhe qyteti është vet gjendja e heshtjes së njeriut.
Për të arritur tek e folura e heshtjes, për ta ulur zërin e zhurmës së të tjerëve, patjetër që duhet të hyjmë në rrugën e vetëkërkimit. Kështu që për këtë rrugë Kanti përmendte: “Dalja e njeriut nga adoleshenca”, që do të thotë një pjekuri dhe fitim të vetëdijes. Por kjo në vehte ngërthen mospërfilljen ndaj besimtarëve të hijeve (Metafora e Platonit me shpellën) që kjo gjë e krijon fyerjen dhe mllefin ndaj të ndriturit, për këtë i ndrituri e ka domosdoshmëri vdekjen e zezë (në tesavvuf vdekja e zezë është sinonim i durimit ndaj masës) ose e pranon edhe vdekjen sikurse Sokrati. Për të rruga e vetëkërkimit fillon me hakërrim/kuje sepse derti e ngjallë shpirtin për të folur në gjendjen e heshtjes. Dhe me vazhdimsinë e hakërrimit i ndirturi fillon t’i ndriçojë edhe të tjerët.
Kurse më tej për ta ndriçuar edhe qytetin duhet të formohen metoda të gjalla që munden të japin përgjigje kohës dhe vendit. Qeveria e Prusisë duke diskutuar se si ta gjejnë një metodë për t’iu dhënë përgjigje kërkesave të Gjermanisë, Hegeli doli me akademinë e Berlinit. Kësi lloj shpëtimi i duhet sot vendit tonë por edhe gjithë botës sepse njeriu është duke u ngatërruar në detin e materializmit duke e harruar oqeanin e shpirtit. Por nuk mbet me kaq sepse edhe sikurse të formojmë qindra akademia patjetër që lirinë duhet t’jau japim. Sepse sot institucionet tona janë të mbushura me mashtrim, gënjeshtër, tradhëti dhe nuk ka hapësirë për drejtësinë, bukurinë dhe sinqeritetin.
Kohëve të fundit e shohim edhe në institucionet më kryesore të vendit, tek ajo bile fetare në vendin tonë. Për problemet tek BFI-ja, profesori Ismail Bardhi me vite të tëra shprehu metodat për ringjalljen e BFI-së, dertin e tij e shprehu për të mirën e njerëzve, vetëm një paragraf nga teksti i tij “Hoxhallarë ‘me shpinë të fortë’” tregon qartë se pse ndodhi kështu, por këtë mundemi ta plasojmë edhe tek institucionet tjera, dhe më kryesorja tek partite politike në vendin tonë. Liderët vetëm partiake, të cilët shëtisin me kabadaillëk, të cilët mundohen të manipulojnë votuesit me bindjet e tyre, e kemi problem duke qenë këta që të krijojmë akademia, sepse nuk ia dijnë vlerën, sepse tek këto nuk ka vend mendimi por vetëm bindja, sepse thejshtë këta janë tradhtarë dhe nuk e dojnë të mirën.
Ja fjalët që ishin të pjekur me dert dhe përvojë nga Prof. Dr. Ismail Bardhi:
Por, këtë nuk kanë mundësi ta bëjnë ata që ulërijnë dhe gëzohen me kotësitë e tyre në emër të muslimanëve. Ka shumë dëshmitarë që e shohin një gjë të tillë: bashkësitë tona fetare islame janë të rrethuara me thashetheme, me hakmarrje, me nënçmime dhe ofendime, aty nuk ekziston fjalori i teologjisë, aty ekziston kabadaillëku me armë, mashtrimi dhe edepsëzllëku i vendit dhe kohës. Një pyetje e shpeshtë, që parashtrohet nga besimtarët e Zotit, është se si është e mundur të ndodhë diçka e tillë te njerëzit “e fesë”? Po, ndodhë, sepse ne “i ndihmojmë” një gjëje të tillë: dikush i lutet Zotit të mos ia marrë shpirtin kryetarit, dikush i lutet Zotit të mos ua marrë “mishin dhe qebapet” nëpër restorante, dikush i lutet Zotit që të mos e lërë pas nga çallëmi kur shëtisin në grup, por të gjithë ata e harrojnë Fjalën e Zotit në Kur’an, kur thotë: “U bënë lanet Bijtë e Israilit (lexo: bijtë e BFI-së), pse heshtën para së vërtetës”. Një numër nga këta e kuptojnë përgjegjësinë e tyre vetëm para vdekjes, sepse ngarkesa që kanë pasur nga “katundarllëku” mezi u kalon.
Tek ne është problemi i parë njerëzor apo më ndryshe të themi na kan kapluar nevojat kafshore, dhe këta nevoja nuk na lejojnë paraqitjen e të bukurës në vendin tone. Kur Franca hyri në Algjeri, Jean Paul Sartre shpërndante ca fletushka në qytetin e Parisit kundër sulmeve të Francës drejtuar Algjerisë, kur dëshiruan ta burgosin mendimtarin, doli Charles de Gaulle, duke e mbrojtur kundërshtarin e tij, por më mirë është të themi duke e ngrit vlerën e shtetit të Francës edhe pse ishte i padrejtë ndaj Algjerisë, vetëm me një fjali: “Sartre është Franca.”
Nuk duhet harruar që qyteti mund të krijohet duke u bazuar në besim/gjakun por vazhdimsia dhe zhvillimi i saj është e detyrueshme të bazohet me mendje. Sepse qyteti i ka diversitetet e saj, këto në qytet nuk mundet të shkatërrohen apo të anashkalohen sepse këto sjellin vlerat në qytet, vendet që nuk kanë diversitete janë malet/kodrat dhe njerëzit që nuk e respektojnë të ndryshmen me gjuhën e popullit mund të themi se janë malsor. Duhet ditur që Arti krijohet në qytet, Fetarsia ngritet në qytet, shkenca analizon në qytet, gjithë këto zhvillohen në qytetin ku njeriu e ndëgjon heshtjen dhe fillon të flasë me Zotin sepse gjithë këta janë metoda për ta ndëgjuar heshtjen e njeriut. Sepse për hakërrim shpirti kërkon dertin, kurse derti ta sjellë heshtjen.
Por ne, e kemi anashkaluar qytetin dhe jetojmë në një lloj mali, sepse nuk kemi respekte ndaj dallimeve tjera, nuk krijojmë artë dhe nuk e respektojmë atë, nuk e respektojmë fejën, shkencën e shohim vetëm si teknologji për arritje financiare, jemi në këtë gjendje sepse jetojmë me nevojat kafshore e jo njerëzore.
Për arsyje se jetojmë me nevoja kafsharake as muzikën nuk e kemi ushqim të shpirtit, por vetëm kënaqësi për syrin e njeriut.
Për arysje se jetojmë kështu femrat i shohim vetëm si objekt seksit,
për arsyje se jetojmë kështu nuk na intereson se ndonjë politikan apo udhëheqës bën padrejtësi, por vetëm flasim se a ka bërë marëdhënie me ndonjë.
Për këtë arsyje nuk kërkojmë të mendojmë dhe kemi frikë nga mendja, sepse kemi problem dhe zgjidhjen ia lëmë vetëm udhëheqësve, sepse përgjegjësia është e rëndë dhe kërkon dertin, por derti e sjell heshtjen na i hap dyert për të folur me Zotin. Për këtë arysje bëhemi tifoz të partive e klubeve, sepse kemi frikë nga mendja, besojmë se mbesim gjallë vetëm me bindjet tona fetare apo nacionale apo bindjeve politike, i fyejmë liderët me mijëra herë por apet e shesim identitetin tonë. Thjeshtë – nuk jemi ende qytet, sepse nuk kemi nevoja njerëzore por kafshore.
Në një vend ku nuk respektohet diversiteti nuk mundemi të zhvillohemi, në Maqedoni ende kemi problem me nacionalizmin, ende kemi probleme me disa “më besimtar” që e kalojnë jetën me ruble të Rusië apo dollar të SH.B.A.-së. Tek ne ende nuk ka respekt të plotë vetëmse që jemi njerëz! Një kaosi sikurse kjo që e jetojmë, vetëm se i shërbejm çdo gjësë, por njeriut asnjëherë. Në partite politike kemi poshtërime të pandalshme ndaj qytetarëve, ca mundohen të japing “identitet” duke mos respektuar njeriun, ca mundohen duke manipuluar besimin dhe gjakun, kurse disa mundohen me aventura të posteve. Shteti jeton për të mirën e banorit të vet, nuk ka të drejtë të luajë me ndenja të njerëzve, apo më keq sikurse kjo në qeveri të mundohet t’i japë identitet, kjo thjeshtë e tregoi se çfarë niveli të shtetmbajtjes kanë dhe sot e shohim më mirë se përveç udhëtimeve në Gjermani nuk ka ndonjë zhvillim në Maqedoni, dhe ishte gabim të kemi shpresë nga një parti që erdhi me “ndëgjimet” të tjerëve.
Të flasësh me Zotin në Qytet nuk do të thotë ta vëndojshë ndonjë kryq në male apo të ndërtojsh sa ma shumë xhamia – nuk kemi të drejtë të bëhemi faraona të kohës, t’i shkatërrojm njerëzit tonë me mllef dhe t’ia ndalim zërin e heshtjes. Por të flasësh me Zotin në qytet kërkon që njerëzit të jenë të sigurtë nga fjala dhe dora yte (një hadith profetik), të mund populli bashkë me shtetin të krijojnë institucione për nevojtarët, të udhëheqë ai që flet me mençuri që e bartë drejtësinë në vehte.
Në një qytet, që nuk ka heshtje për ta ndëgjuar zërin e artit, mençurisë, dashurisë, estetikës, drejtësisë, nuk mundemi të flasim me Zotin. Pa i respektuar dallimet, nuk mundemi të jetojmë në qytet. Pa i respektuar njerëzit nuk na flet dot Zoti. Vlera ngrihet mbi bazat e njerëzores, ne pa u bërë njeri – nuk mund të bëjmë qytet. Derisa fejën e përdorim për vota dhe afjon për popullin s’na flet dot Zoti, derisa gjakun e përdorim për fuqi s’na do Zoti… Poezia është ajo metoda ku njeriu e shpreh shpirtin e tij, për këtë arsyje fjala e fundit do të jetë poetit të zemrës,
Omer Hajjamit:
“Nëse populli është i dashuruar tek katili,
Qoftë ezani qoftë kasha nuk i bën fajde,
Nëse masa nuk e ngre kokën,
E ka hak çdo lloj padrejtësie.”
Ejmen A. Ismaili,
Shkup
[Pjesa tjetër e tekstit do të vazhdojë me “Ta bartish fjalën e Zotit në qytet”]