Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj, të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, janë transferuar në paraburgimin e burgut 313 në Tiranë.
Sipas gazetarit Enver Doçi, pas vendimit të Gjykatës së Dibrës për masën “arrest me burg”, autoritetet kanë vendosur të mos i çojnë të ndaluarit në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku normalisht do të transferoheshin.
Arsyeja? Në burgun e Burrelit dyshohet se punojnë të afërm të viktimës, çka do të përbënte rrezik për jetën e të dyshuarve nëse do të qëndronin atje.
Kujtojmë se për të njëjtën ngjarje janë shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe dy vëllezërit Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj, të cilët dyshohet se janë larguar jashtë vendit përmes Kosovës.