BKH, forcat operacionale dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion në Shkodër me urdhër të SPAK, ku janë shoqëruar disa persona të dyshuar për përfshirje në krime zgjedhore.
Sipas burimeve, personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se deri tani janë ndaluar 4 persona në Koplik.
Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve me vendim të GJKKO është ende në vijim.
Ndërkohë, një operacion paralel është ndërmarrë edhe në Fier, në bashkëpunim me policinë vendore, në kuadër të një tjetër procedimi penal.