Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me atentatin e ndodhur ndaj tij më 1 nëntor 2019, në autostradën Durrës–Tiranë.
Gjatë deklarimeve të bëra para hetuesve, Ndoj tha se ndaj automjetit të tij janë lëshuar 13 predha, ndërsa theksoi se mjeti ishte në pronësi të tij dhe ishte lehtësisht i identifikueshëm.
“Po të kishin dashur të godisnin dikë tjetër nga pasagjerët, do ta kishin bërë. Makina ime ishte e njohur. Nuk është e thënë të kesh konflikt për t’u qëlluar me armë,” u shpreh ai.
Ndoji zbuloi gjithashtu se në momentin e atentatit, në makinë ndodheshin disa materiale zgjedhore, të cilat sipas tij ia kishte dorëzuar një avokat.
“Unë kam ekzistencën e faktit. Në makinën time ka pasur 13 predha. Nuk jam ankuar ndonjëherë në prokurori, nuk kam kërkuar arsye dhe nuk kam dhënë deklaratë. E njoh mirë këtë sistem drejtësie,” shtoi ish-prokurori.
Dëshmia e tij vjen në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Plarent Dervishajt, i dyshuar si organizatori i atentatit, ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, ndërsa Ndoj dhe pasagjeri tjetër u plagosën.
Pjesë nga dëshmia e ish-prokurorit të Durrësit
Ilia Ilia: Pse mendon se është goditur prokurori?
Arjan Ndoj: Mjeti ishte i imi, ishte lehtësisht i identifikueshëm. Unë kam ekzistencën e faktit, po të donin të gjuanin një nga personat e tjerë në makinë, do e kishin bërë jo me mua. Nuk është e thënë që të kesh konflikt të gjuhesh me armë.
Në makinën time ka pasur 13 predha. Unë nuk jam ankuar ndonjëherë në prokurori, nuk kam kërkuar arsye, nuk kam dhënë asnjë deklaratë. E njoh mirë këtë sistem drejtësie.
Avokati: Dosja hetimore në vendin e ngjarjes?
Ndoj: Cila dosje hetimore?
Ilia Ilia: Dosja hetimore e vjedhur në prokurorinë e Durrësit. Është fakt publik. Është gjetur dosja hetimore në bagazh. Në lidhje me çështje penale të falsifikimit të dokumenteve.
Ndoja: Te makina ime, kanë qenë disa materiale, që m’i kishte dhënë një avokat. Nuk ishte dosje hetimore, ishte gjyqësore. Ishte procedim nën gjykim. Ndaj të pyeta cila dosje hetimore.
Gjithashtu në dëshminë e tij, Arjan Ndoji përsërit frazën se ditën e atentatin nuk ëhstë sulmuar ai si persona por figura e prokurorit, pasi në atë kohë ai ishte prokuror i Durrësit.
“Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoji. Arjan Ndoji ja ku është”, ka theksuar ish-prokurori.
Pjesë nga dëshmia
Arjan Ndoj: Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnje problem, as me kthy kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime. Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat.
Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja. Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.
I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeminstri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh
Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje masshtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.