Të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë në burgun e Korfuzit protestuan sot kundër një kontrolli të ushtruar disa ditë më parë në qelitë e tyre, gjatë të cilit u gjetën disa telefona celularë.
Tensionet shpërthyen në orët e para të mëngjesit të së martës (20 maj 2025), kur të burgosurit, në shenjë revolte ndaj kontrolleve, i vunë flakën dyshekëve dhe objekteve të tjera në qeli.
Mediat lokale greke raportojnë se pas ndërhyrjes së Departamentit të Zjarrfikësve dhe oficerëve të sigurisë së burgut, zjarri u vu nën kontroll dhe situata u stabilizua.
Sipas raportimeve, të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë pretendojnë se diskriminohen për shkak të origjinës së tyre dhe se nuk u garantohen të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë trajtimin e barabartë dhe kushtet bazë të jetesës në burg.