Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dënoi sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave të pafajshme dhe urimin për shërim të shpejtë të të plagosurve.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë në luftën kundër terrorizmit dhe urrejtjes.
“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi.
Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve.
Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes”, shkruan Begaj.
Kujtojmë se sipas mediave të huaja, të paktën 12 persona humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë u plagosën, pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj tyre gjatë festimeve të festës hebraike Hanuka.
Ngjarja është cilësuar nga policia si një incident terrorist, i cili ka synuar komunitetin hebre. Sipas autoriteteve, një fëmijë është midis të plagosurve, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, përfshirë dy oficerë policie.


