Avokati Genc Gjokutaj, foli sot në emisionin “Log” me moderator Endri Xhafon lidhur me zaptimin e godinave të “Focus Media News” dhe “Panorama Group” nga shoqëria KAYO e Ardi Veliut.
Gjokutaj tha se sulmi ndaj News24 ishte një vetëgjyqësi shtetërore.
Ai tha se në rastin e News24 ka një interes shtetëror dhe një inat të zgjatur të kreut të qeverisë, i cili sipas tij sistematikisht merret me ata që punojnë, me ata që thonë të vërtetën.
Genc Gjokutaj: Paligjshmëria e një procesi nuk i mbetet opinionit, i mbetet terrenit juridik. Sigurisht një procedurë e bërë jo në formën që e kërkon ligji është e paligjshme.
Unë e kam ndjekur çështjen e News24, unë nuk kam ndonjë lidhje të veçantë me News24, por për mua News24 është Jeruzalem i mediave. Shteti, gjykuesi të gjithë kanë një detyrim të madh që të sillen në një mënyrë, sjellshme dhe nëse është subjekt shtetëror të sillet sipas ligjit.
Unë e kam denoncuar që ditën e parë. Përballë një vetëgjyqësie shtetërore, ky proces kurrsesi nuk mund të jetë i ligjshëm sepse pa i hyrë, një proces shteti ekzekuton dhe një kompani që ka krijuar vetë.
Vetëgjyqësia në kodin penal është referencë me persona fizik të cilët nuk i drejtohen shtetit për një të drejtë që duan ta ekzekutojnë dhe në fund e ekzekutojnë vetë. Por kur është shteti që bëhet vetë vetëgjyqtar, ku jemi? Kjo ka ndodhur me News24.
Këtu nuk ka problem konflikti dhe sjellje jo ligjore të News 24. Këtu ka një interes shtetëror dhe një inat të zgjatur të kreut që kemi të mazhorancës, I cili sistematikisht merret me ata që punojnë, me ata që thonë të vërtetën dhe ja ku e keni rastin.
Rasti është i tmerrshëm sepse ka të bëjë me familje të papaguara, por ajo që qendron si shpat në rastin konkret është raporti me të vërtetën, raporti me median dhe mos harroni që kjo qeveri në kartelë e saj klinike, diagnozë të parë do ketë marrëdhënien me median dhe me drejtësinë…