Anëtari i Presidencës së Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit News 24 dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit.
Përmes një postimi, Andrey Kovatchev bën thirrje për transparencë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në Shqipëri.
“Lajmet e fundit nga Tirana në lidhje me qiranë e Panorama Group ngrenë pyetje. Unë bëj thirrje për transparencë të plotë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në Shqipëri”, shkruan anëtari i Presidencës së Parlamentit Evropian.
Postimi i plotë