Në progres raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërinë përmendet rasti i sulmit ndaj Focus Media Group më 9 gusht, ku në mënyrë arbitrare gazetarët u nxorën me forcë nga ambientet ku punonin, në kundërshtim edhe me vendimin e Gjykatës.
    
    
Në progres raport thuhet se dëbimi i gazetarëve dhe marrja e sendeve personale nuk ishin të ligjshme dhe binin ndesh me detyrimet kushtetuese dhe nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Raporti thekson se Gjykata nuk hyri në thelb të mosmarrëveshjes pronësore, por urdhëroi kthimin e pajisjeve dhe dokumenteve gazetarëve.
“Në gusht 2025, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se masat kufizuese ndaj gazetarëve ishin të papërpjesëtueshme dhe cenonin nenin 10 të Konventës Evropiane, që garanton lirinë e shprehjes dhe të informimit. Edhe pse gjykata nuk u shpreh për çështjen e pronësisë së objektit, ajo urdhëroi kthimin e pajisjeve dhe dokumenteve të gazetarëve, të sekuestruara gjatë ndërhyrjes. Vendimi u cilësua nga organizatat për lirinë e medias si një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve”, thekson raporti.

									 
					
