Gazetari Artan Hoxha ishte pasditen e sotme në studion e News24, për të folur sërish ndaj dhunës shtetërore ndaj Focus Media Group, dy javë më parë, teksa gazetarët dhe punonjësit nuk u lejuan të futeshin në ambjentet e tyre të punës nga policia dhe ushtria.
Gazetari Hoxha thekson se kemi të bëjmë me një veprim që kalon përmasat e një skandali.
Hoxha shton se është e pakuptimtë që policia dhe ushtria të rrethojnë një media dhe të përzënë gazetarët dhe punonjësit e një mediaje.
Gjithashtu, sipas tij e trishtë është edhe heshtja e mediave të tjera përballë kësaj situate.
Artan Hoxha: Mu duk një uau. Më shumë se përmasat e një skandali. Si mund të vish në 2025 dhe ti fikësh sinjalin televizionit më të madh informativ në vend. Nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka ndodhur kurrë që të vish dhe të fikësh sinjalin në transmetim live dhe të marrësh në kontroll policor dhe ushtarak redaksinë dhe të pengosh stafin të futet aty. Stafi nuk ka lidhje me situatën aty. Pse duhet t’i lësh te porta? Edhe roja që rrinte te dera, e nxorën përjashtë dhe nuk i la mundësinë të merrte armën. Ky veprim represiv qartazi. Mbaj mend që nga 2022, kameramanët rrinin turni i tretë për një veprim të tillë. Veprim që nuk e gjen as në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik. Të fikësh sinjalin dhe të mos lejosh gjithë stafin. Nuk ka arsye.
Ka qenë një mesazh që ky shtet të vjen dhe të bën këtë që bëri. E bëri demonstrative. Policët e shkretë thonin ça dua, me këtu. Veprim prej karagjozi. Edhe represioni ka kuptim kur bëhet në proporcion me rezistencën. Të paktën t’i çonin të bënin një punë vullnetare aty poshtë. Kjo energji e harxhuar. E bën atë objekt në rrethim. Mesazhi për mua dhe qytetarët e këtij vendi, pavarësisht propagandës, e kaloi nga veprim represiv në vendim gjyqësori dhe një pronari të medias. Më e trishtë për mua ishte heshtja e mediave të tjera. Ke kolegët që nuk të mbështesin dhe pastaj thonë mirë ua bën. Mungesa e solidaritetit dhe qëndrimi që u mbajt më dëshpëruese. Të vret shpresën.