Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar mbi situatën e lirisë së medias, duke u ndalur edhe tek ajo që prej datës 9 gusht po ndodh ambientet e News24, ku policia dhe ushtria sulmuan godinën duke mos lejuar gazetarët të ushtrojnë detyrën.
Teksa i referohet një raporti i DASH, Noka thote se konstatohet se në Shqipëri liria e shtypit është cënuar deri në pikën që gazetarët ushtrojnë vetëcensurë.
“Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”, thote Noka, duke cituar raportin.