Al Jazeera ka cituar mbrojtjen civile të Gazës të ketë thënë se shtatë persona janë vrarë nga bombardimet izraelite të shkollës Kafr Qasim në qytetin perëndimor të Gazës, e cila ka strehuar qindra njerëz të zhvendosur.
Zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile, Mahmud Bassal raportoi “shtatë martirë dhe një numër të plagosurish, përfshirë raste të rënda, si rezultat i bombardimeve izraelite të shkollës Kafr Qasim” në kampin e refugjatëve.
Kjo pason raportet për një sulm të djeshëm në shkollën al-Falah në lagjen al-Zeitoun të qytetit të Gazës, në të cilin 21 persona, përfshirë 13 fëmijë, u vranë, sipas Wafa, agjencia palestineze e lajmeve.