Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar që në Komisionin Parlamentar te Medias të zhvillohet një debat dhe dëgjesë publike mbi gjendjen e lirisë së medias në vend, duke marrë si shembull rastin e televizionit News24.
Sipas Tabakut, opozita vlerëson se kjo media është përballur me presion politik dhe qeveritar, që sipas saj, ka cënuar pavarësinë e saj.
Deputetja demokrate e cilësoi këtë si një sulm të hapur ndaj një media të pavarur, duke theksuar se mbrojtja e lirisë së shprehjes duhet të jetë një prioritet për institucionet.
“Opozita kërkon që të kemi një debat dhe diskutim edhe për ata që ka ndodhur me News24. Një media në gjykimin tonë që është ndodhur nën presionin qeveritar, nën presionin e mazhorancës. Në në këtë komision do të kërkojmë që të kemi një dëgjesë për situatën e medias në përgjithësi, por edhe për problematikat që pati News24, goditjes që ai pati, që kanë cënuar pavarësinë e medias dhe ka qenë një sulmi i hapur ndaj një media të pavarur”, tha Tabaku.


