Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Tiranë kanë reaguar pas sulmeve të fundit ndaj Silvio Gonzatos, të bëra nga Sali Berisha, i cili e cilësoi atë si “ambasador të Ramës”.
Deklarata e përbashkët u shpërnda nga ambasadori i Qipros në Athinë, që mbulon edhe Shqipërinë, Stavros Avgoustides, i cili deklaron se “kritikat janë të pajustifikuara dhe të papranueshme”.
Në deklaratë thuhet se ambasadorët qëndrojnë të bashkuar ‘në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar’.
Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026
Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar.
Çfarë tha Berisha?
Kujtojmë që dje (9 maj) në Ditën e Europës, kreu i demokratëve, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.
Berisha e ka quajtur Gonzaton si “ambasadorin e Edi Ramës”, që sipas tij ka transmetuar informacione të pavërteta në Bruksel.
Berisha është shprehur si Gonzato është i unifikuar në qëndrime me qeverinë Rama, ndërkohë që nuk ka nguruar të akuzojë dhe paraardhësit e tij, të cilët i ka quajtur si të korruptuar.


