Disa persona janë qëlluar me armë në një stacion metrove në Brooklyn orët e para të së martës. Sipas të dhënave të para, dyshohet që 13 persona janë plagosurndërsa autoritetet po kërkojnë një person që kishte vendosur maskë kundër gazit dhe kishte veshur një jelek fosforeshent.
Veç personave të plagosur, sipas raportimeve në vendin ngjarjes janë gjetur edhe një sërë lëndësh plasëse të paaktivizuara. Si pasojë e sulmit dyshohet që te ketë edhe viktima.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë qytetarë të shtrirë në tokë me plagë në pjesë të ndryshme të trupit.
Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka bërë të ditur e presidenti amerikan Joe Biden është për situatën në Nju Jork.
Në një postim në Twitter ajo njofton se shefi i Shtëpisë së Bardhë do të udhëtojë më vonë në vendngjarje.
Mediat amerikane raportuan se një sulm ka ndodhur në metronë e Brooklyn-it në New York. Shumë njerëz kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet edhe për viktima.
Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym. /abcnews.al