Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Policisë në godinën e News 24, duke e cilësuar si një “sulm të paprecedentë ndaj medias së lirë” dhe një shkelje flagrante të të drejtës kushtetuese për informim.
“Sot, policia ka rrethuar godinën e News 24, ka ndërprerë me forcë dhe pa paralajmërim sinjalin e transmetimit, duke penguar gazetarët të hyjnë në vendin e tyre të punës. Qytetarët janë privuar nga një prej zërave më të besueshëm të informacionit në vend. Ky është një akt i rëndë kundër lirisë së shtypit, themelet mbi të cilat qëndron çdo demokraci,” u shpreh Gjoni.
Ai paralajmëroi se kjo ngjarje është një precedent i rrezikshëm që synon shuarjen e zërave kritikë dhe vendosjen e kontrollit total mbi informacionin publik.
Reagimi i Gjin Gjonit
Sulm i paprecedent ndaj medias së lirë!
Sot, Policia ka rrethuar godinën e News24, ka ndërprerë me forcë dhe pa asnjë paralajmërim sinjalin e transmetimit, duke penguar gazetarët të hyjnë në vendin e tyre të punës. Qytetarët janë privuar nga një prej zërave më të mëdhenj dhe më të besueshëm të informacionit në vend.
Ky është një akt i rëndë kundër të drejtës kushtetuese për informim dhe një sulm frontal ndaj lirisë së shtypit – themelet mbi të cilat qëndron çdo demokraci. Ngjarja e sotme është një precedent i rrezikshëm që synon të shuajë zërat kritikë dhe të vendosë kontroll total mbi informacionin publik.
Sot nuk jemi më në kushtet e funksionimit të shtetit ligjor por vendi po rreshqet cdo dite në një diktature te re, narkodiktature. Pas mbylljes se Agon Chanel, konfiskimit të Ora News tani rradha e News 24.
Eshtë e papranueshme që përfaqësuesit ndërkombëtar qëndrojnë të heshtur dhe indiferentë, për ngjarje kaq sensitive për democracinë në një vend anëtarë të NATO-S dhe që kandidat për në BE ku liria e shtypit qëndron në themel të cdo demokracie funksionale.
Sejcili prej nesh sot duhet të qëndroj një krahun e gazetarve dhe punonjësve te News 24 në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe cdo gazetari të ndershëm që me punën e palodhur po i çjerrin çdo dite maskën kësaj narkodiktature.
Bëj thirrje të ndalohet ky veprim i dhunshë dhe të rikthehet menjëherë transmetimi i News24 dhe garantohet fjala e lirë. Çdo minutë heshtjeje e imponuar ndaj medias është një plagë e hapur për demokracinë.#GG#.