Belind Kellici ka reaguar pas sulmit të fundit ndaj televizionit News24, duke e cilësuar si “hakmarrje primitive” që nuk njeh kufij.
Ne nje postim ne Facebook, Kelliçi thekson rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së medias dhe e vlerëson sulmin si një paralajmërim për të gjithë profesionistët e informacionit në vend.
“Sulmi i paprecedent ndaj kësaj media dhe gazetarëve të saj duhet të jetë këmbanë alarmi për secilin prej nesh, por mbi të gjitha për çdo gazetar në vend, përfshi ata që sot mbyllin gojën duke shpresuar se nuk do t’u vijë kurrë rradha,” shkruan Kellici.
Reagimi i Belind Kelliçit
Hakmarrja primitive e Edi Ramës ndaj televizionit News 24 nuk njeh kufij!
Sulmi i paprecedentë ndaj kësaj media dhe gazetarëve të saj duhet të jetë këmbanë alarmi për secilin prej nesh, por mbi të gjitha për çdo gazetar në vend, përfshi dhe ata që sot mbyllin gojën duke shpresuar se nuk do tu vijë kurrë rradha.
Por siç e ka thënë vetë me gojën e tij Edi Rama, nuk keni parë asgjë akoma!!!