Stuhia e shiut dhe erërat e forta gjatë këtyre dy ditëve të fundit kanë krijuar probleme të mëdha në Spitalin e Pukës pasi iu dëmtua çatia.
Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavijoni i Kirurgjisë dhe Materniteti kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa dje u raportua se nuk është në përdorim as pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë.