Fiksimi pas saj ka bërë që efektivi i policisë britanike Abubakar Masum të sajojë një skenar për ish dashnoren duke thënë se ajo ka qëlluar një trafikant droge me orgjinë shqiptare.
24-vjeçari gënjeu se Mia Pitman (studenteve kriminologjisë kishte shtënë në drejtim të shqiptar duke bërë që drejtësia britanike të nisë një proces hetimi ndaj saj. Por gjithçka rezultoi një gënjeshtër, e sajuar për shkak të fiksimit të tij.
E gjithë sajesa u zbulua dhe efektivi i policisë u pezullua nga detyra dhe u dënua nga gjykata për shtrembërimi të të vërtetës dhe për akses të paautorizuar në sistemin kompjuterik të policisë.
Masum u përball sot në gjykatë me akuzat për shkelje të disa standardeve të sjelljes profesionale, duke përfshirë ndershmërinë dhe integritetin, konfidencialitetin dhe sjelljen diskredituese, shkruajnë mediat britanike..