Zëdhënësi i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), Tommaso Della Longa, njoftoi se situata në spitalin Al-Quds është jashtë kontrollit.
Ndër të tjera zëdhënësi i Kryqit të Kuq shprehu shqetësimin për urdhrin e evakuimit që Izraeli dha për personat që ndodheshin në ambientet mjekësore.
“Në këtë situatë nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar pacientët. Burimet e rëndësishme janë absolutisht të kufizuara dhe mbarojnë minutë pas minute në godinë, përfshirë karburantin”, u shpreh Longa.


