Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.
Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.
“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë.” u shpreh Spiropali.