SPAK ka zbardhur emrat e 16 personave të përfshirë në një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës, ku janë sekuestruar 17 tonë kokainë dhe janë vendosur 16 masa sigurie (14 “arrest me burg” dhe 2 “detyrim paraqitje”).
Operacioni, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet e disa vendeve të BE-së, zbuloi një rrjet të sofistikuar trafiku nga Amerika Latine drejt Evropës Perëndimore dhe skema të pastrimit të parave.
Të arrestuarit / në kërkim:
• Riza Çela
• Ardian Çela
• Albin Çela
• Elvis Çela (katër vëllezërit, konsiderohen bërthama e rrjetit)
• Fadil alias Jul Balla (pronar i “Ajman Resort” në Durrës)
• Franc Çopja (arrestuar më herët në Belgjikë, drejtues i grupit nga Elbasani)
• Petrit Sulejmani alias Lakatos
• Mariglen Kamami
• Denis Daja
• Kujtim Gjyla
• Renato Musaka
• Vilson Pepa
• Miklovan Mullai
• Gert Çerma
• Dition Pepa (detyrim paraqitje)
Sipas SPAK, kjo organizatë kishte kapacitet të ndikonte në çmimin e kokainës në tregun europian dhe kontrollonte të gjithë zinxhirin e trafikut – nga prodhimi në Amerikën Latine deri te pastrimi i të ardhurave në Shqipëri dhe jashtë saj.