Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion për sekuestrimin e disa aseteve të rëndësishme të personave nen hetim.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ditën e sotme me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO u sekuestruan aksionet e kompanisë që ka në menaxhim fabrikën e cigareve në Librazhd. Behet fjalë për Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak”, Fabrika e Re e Cigareve.
GJKKO ka vendosur sekuestron preventive mbi pajisjet dhe pasuritë e paluajtshme dhe luajtshme të kësaj kompanie. Po ashtu pjesë e listës së pronave të sekuestruara është edhe një apartament në Tiranë.
Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve”:
✓ Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
✓ Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
✓ Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
✓ Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
✓ Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
✓ Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
✓ Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
✓ Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
✓ Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202
Apartament të ndodhur në Katin 32 të Godinës me nr. T2.02.L me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 134.56 m2 Tiranë