Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen “Revanshi 2”, ku janë të pandehur emra si: Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Leonard Duka dhe të tjerë.
Dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do të gjykojë 14 të pandehurit e kësaj dosjeje, Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli, të akuzuar për një sërë veprash penale.
Përmes operacionit “Revanshi” në maj 2024, u shkatërruan 7 grupe të ndryshme kriminale, në akuzë për vrasje, sigurim kushtesh për vrasje, organizata kriminale, grup të strukturuar kriminal, etj. Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi dhe Naim Stafuku, bashkëpunuan me të tjerë, për të vrarë Durim dhe Valter Bamin. Besian Xhixha, Enver Diva dhe Robert Laçi siguruan kushtet dhe mjetet materiale për vrasjen e Preng Gjinit në një atentat pranë Nesharakut në Tiranë.
Leonard Duka dhe Drianto në 2020-ën akuzohen se siguruan kushtet për të vrarë Ervis Martinajn dhe Erigers Mihasin.
Gjergji Cukali siguroi kushtet për vrasjen e Elvis Gacajt dhe Altin Gegës. Viktor Imeraj dhe Satilno Basho, siguruan kushte për të vrarë Fatmir Hysenin dhe Armando Hysenin. Xhelal Rraja, vëllai ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, siguroi kushtet për të vrarë ish-deputetin Arben Ndoka.
Emiljano Shullazi, akuzohet se edhe dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Astrit Avdyli ka mbajtur në banesë një pistoletë pa leje dhe bashkë me Miri Brulin, ndihmuan një person në kërkim për kalim të paligjshëm të kufijve nga Mali i Zi për në Shqipëri përmes liqenit të Shkodrës.
Avdyli po ashtu, ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe me Emiljano Shullazi, kanë mbajtur telefona brenda në qeli dhe kanë komunikuar me persona të tjerë jashtë burgut për të porositur vrasje.
Njoftimi për mediat:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 80, 28/a, 333/a, 334/1, 278/3, 298/3, 323/1, 324/1 të K.Penal.”.
2. Në seancën e datës 28.07.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 72, datë 28.07.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale në lidhje me proçedimin penal nr. 59/1, të vitit 2022, në ngarkim të:
– Të pandehurit Astrit Avdyli (alias Astrit Balliu, alias Astrit Sulejmani), akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së municioneve luftarake pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në formën e mbajtjes së armëve në banesë, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, parashikuar nga neni 278 paragrafi 4 i Kodit Penal; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal; “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323 paragrafi 1 i Kodit Penal; “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Emiljano Shullazi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal. “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore ” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 243 e 28/4 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e organizimit ose drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a paragrafi 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Naim Stafuka, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Blerim Abazi (alias Blerim Gashi), akuzuar për kryerjen e eprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.B. dhe V.B., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; ”Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Besian Xhixha, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2- të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Enver Diva, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2- të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Robert Laçi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit P.Gj., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2- të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Leonard Duka, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M. dhe E.M., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit ose drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Drianto Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M. dhe E.M., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Gjergji Cukali, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit E.G., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.G., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Viktor Imeraj (alias Viktor Bajraktari), akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Satilno Basho, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve F.H. dhe A.H., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Xhelal Rraja, akuzuar për kryerjen e veprave penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit A.N., kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të struktruar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2- të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.
– Të pandehurit Miri Bruli, akuzuar për kryerjen e veprës penale të: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi i 3-të i Kodit Penal.
3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.
5. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.