SPAK ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke kërkuar dënime të ndryshme për disa prej të pandehurve të përfshirë në këtë procedim penal.
Në total për të gjithë personat e pandehur është kërkuar 98 vite e 6 muaj burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar dënimi total ulët në 65 vite e 8 muaj.
Sipas pretencës së prokurorisë, janë kërkuar këto masa dënimi:
Aldo Avdyli – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.
Edson Jozwik – 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 10 vite burg.
Oltion Zefi – 20 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 13 vite e 4 muaj burg.
Henerigert Mitri – 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite burg.
Altin Morina – 13 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 9 vite burg.
Jozi Kraja – 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 6 vite e 8 muaj burg.
Durim Bami – 21 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohen në 14 vite burg.


