Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dhënë pretencën e saj ndaj kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduard Duro.
Ndaj socialistit rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës.
SPAK kërkon që Duro të dënohet me 1 vit burg dhe 5 vite t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike.
Por ai nuk rrezikon qelinë, për shkak se është kërkuar konvertimi i dënimit të tij me 3 vite shërbim prove.