Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka regjistruar një procedim penal për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – një nga projektet më të mëdha infrastrukturore të dekadës së fundit.
Në një reagim zyrtar për mediat, SPAK konfirmon se:
“Ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake.”
Hetimi vjen pak muaj pasi aeroporti priti fluturimin e parë certifikues dhe në prag të nisjes së operimit komercial, që synon të kthejë jugun e vendit në një nyje strategjike për turizmin dhe ekonominë.
Projekti u zhvillua nga kompania “Mabco Constructions”, në pronësi të biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli, që zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2% janë në pronësi të kompanisë shqiptare “2A Group SH.P.K.”.