Fishekë dhe shumë telefona janë gjetur në banesat e kontrolluarara gjatë operacionit të zhvilluar nga SPAK në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ndaj grupit kriminal në Inez Hajrullasë, i cili pasoi Edison Harizajn.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se ndërkohë urdhër-arreste janë lëshuar për Ines Hajrullain dhe krahun e tij të djathtë Ervis Matodoshaj.
Deri tani mësohet se të dy këta emra të njohur të botës së krimit nuk kanë arritur të vihen në pranga.
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se jo vetëm nga zbërthimi i Sky ECC por dhe nga dëshmi, të dy këto persona akuzohen se kanë organizuar dhe realizuar vrasjen e Gentian Qarrit në shkurt të vitit 2021.
Ndërkohë, personi i tretë ndaj të cilit është ngritur një akuzë e re, është Flodian Plaku, i cili tashmë akuzohet edhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim të sigurisë së lartë dhe po gjykohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Janë lëshuar urdhër arreste për katër persona të tjerë. Njërit prej tyre i është komunikuar akuza pasi ndodhet në paraburgim, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të arrestuar në Itali dhe i fundit në Janinë.
Inez Hajrullai është një emër i cilësuar si kontigjent kriminal për Policinë, i cili i ka shpëtuar dy atentateve, fillimisht në vitin 2017 dhe më pas në 2019.


