SPAK, në bashkëpunim me autoritetet Finlandeze, kanë zhvilluar një operacion të përbashkët ndërkombëtar për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, ky operacion është rezultat i një hetimi të zgjeruar dhe të koordinuar midis strukturave shqiptare dhe atyre finlandeze, me qëllim çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar që veprojnë në disa vende të Europës dhe që kanë lidhje të drejtpërdrejta me Shqipërinë.
Hetimet janë zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për luftën kundër trafiqeve të paligjshme, duke përdorur metoda speciale hetimi, përfshirë përgjime, ndjekje të kontrolluara, si dhe shkëmbim informacioni në kohë reale mes autoriteteve.