SPAK ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të mjekut kardiolog Edvin Prifti, i cili dyshohet se mori rryshfet për shtatë ndërhyrje kardiake.Mjeku i njohur akuzohet nga SPAK për: “Korrupsion pasiv” në 7 raste, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.
Prifti i ka mohuar të gjitha akuzat.
SPAK e kaloi dosjen njëherë për gjykim në shkurt të vitit 2024, por asokohe GJKKO e rikthey për hetime të mëtejshme. Prifti u vendos nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme më 11 shkurt të vitit 2021, si pjesë e një hetimi të nisur ndaj 12 personave të tjerë që dyshohej se synonin të lironin disa të burgosur në burgun e Fushë-Krujës kundrejt përfitimeve monetare.
Prifti vetë u akuzua se mund të kishte marrë ryshfet për operimin e nënës së njërës prej sekretareve të gjykatës së Krujës, që ishin asokohe nën përgjim.
Më 13 shkurt, atij iu vunë prangat në sallën e gjyqit. Në fillim të marsit të atij viti, mjeku u la i lirë nga Gjykata e Apelit por iu hoq e drejta e ushtrimit të profesionit në spital. Në maj, Apeli i GJKKO i dha atij të drejtën për të ushtruar profesionin e mësimdhënies në universitetin publik të Mjekësisë. Ai rifitoi të drejtën për të ushtruar profesionin e mjekut në shkurt 2020.
Prifti vetë u akuzua se mund të kishte marrë ryshfet për operimin e nënës së njërës prej sekretareve të gjykatës së Krujës, që ishin asokohe nën përgjim. Prokuroria ngriti ndaj Priftit edhe akuzën e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës, duke iu referuar një episodi që lidhet me një grant nga një fondacion.
Sipas prokurorisë, Prifti, si shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, pasi ka përfituar një grant në shumën 8973 dollarë nga një fondacion me qëllim financimin e një projekti që do të implementohej në shërbimin ku ai drejtonte, rezulton se nuk ka investuar të gjithë shumën monetare të grantit, por ka përfituar një pjesë për interesa personale.


