Teksa ka përfunduar protesta e opozitës, deputeti demokrat Flamur Noka, ka folur për mediat nga selia e PD duke thënë se sot ishte vetëm dita e parë e mosbindjes civile.
Duke paralajmëruar tubime të tjera, Noka thekson se mosbindja civile do të vazhdojë deri në përmbushje të kërkesave të tyre dhe krijimin e një qeverie teknike.
“Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me dhunë as me gardh. Ne do jemi këtu do vazhojmë mosbindjen civile derisa synimet tona të arrihen dhe kërkesat të plotësohen, narkosi duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike”- u shpreh Noka.
Pjesë nga fjala e Nokës:
“Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi “narkos” i tërbuar sot mori një mesazh. Mesazhi ishte jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë! Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me dhunë as me gardh. Ne do jemi këtu do vazhojmë mosbindjen civile derisa synimet tona të arrihen dhe kërkesat të plotësohen, narkosi duhet ti hapë rrugë një qeverie teknike. Sot startuam nga Parlameenti në rrugë për çdo hap tjetër do t’ju njoftojmë. Sot ata janë duke u dridhur, janë të tërbuar sepse forca e qytetarëve u ka kallur datën.
Kjo është revoltë, hapi i parë i mosbindjes civile, kjo nuk ishte protestë, do jemi në kontakt për çdo hap.”