Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila gjatë ditës së sotme do të kushtëzojë mot pjesërisht të qëndrueshëm në vendin tonë.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat:
Zona malore 2/15°C
Zona e ulët 5/19°C
Zona bregdetare 8/18 °C



