Rivalët e përjetshëm Barcelona dhe Real Madrid do të përballen për herë të tretë këtë sezon, kur të ndeshen në finalen e Kupës së Mbretit (Copa del Rey), shkruan KosovaPress.
Barcelona do të synojë një tripletë fitoresh kundër rivalëve të saj të përbetuar në sezonin 2024–2025, pasi i ka mposhtur tashmë madrilenët 5–2 në finalen e Superkupës së Spanjës në janar dhe 4–0 në një ndeshje të La Ligës në tetor.
Gjigantët katalanas — klubi më i suksesshëm në historinë e Kupës me 31 trofe — rikthehen në një finale për herë të parë që nga viti 2021, kur mposhtën Athletic Bilbaon. Ndërkohë, Real Madrid do të luajë në finalen e dytë të Kupës në tre sezone, pasi fitoi titullin e 20-të kundër Osasunës në vitin 2023.
Përballja madhështore që zhvillohet sonte nga ora 22:00 do të shënojë herën e parë pas 11 vitesh që Barcelona dhe Real Madrid takohen në një finale të Kupës së Mbretit, dhe do të jetë ndeshja e 260-të zyrtare mes këtyre dy skuadrave.
Këto janë formacionet e mundshme:
Barcrlona: Szczesny; Kounde, Cubarsi, Martinez, Martin; Pedri, De Jong; Yamal, Olmo, Raphinha; Torres
Real Madrid: Courtois, Garcia, Rudiger, Asencio, Vazquez, Bellingham, Valverde, Modric, Rodrygo, Vinicius Junior, Mbappe.