Policia e shtetit përmes një reagimi zyrtar ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes ndaj disa mesazheve telefonike, pasi kanë qëllim vjedhjen e të dhënave dhe përvetësimin e llogarive financiare.
Policia bën me dije se po qarkullojnë SMS mashtruese ku përmes linqeve që mund të klikohen përvetësohen të dhëna personale.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike i bën thirrje qytetarëve të mos klikojnë linqet e dërguara nga numra të panjohur, të mos jepen të dhëna personale si ajo e llogarisë bankare dhe të mos ndërveprohet duke ndjekur udhëzimet e SMS.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit informon qytetarët se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.
Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.
Qëllimi i tyre është:
* përvetësimi i të dhënave personale;
* vjedhja e të dhënave bankare;
* aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.
⚠️ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.
❗ Kujdes: • Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;
* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;
* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.
✅ Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;
* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;
* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.
Email: [email protected]
Tel: +355 69 415 5552
www.asp.gov.al/denonco-krimin-kompjuterik�
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.


