Një libër shkollor në Maqedoninë e Veriut është i mbushur plot me të paverteta dhe plot urrejtje për shqiptarët. Siç shkruan Almakos.com, Libri ‘Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar’ është i mbushur me mashtrime. Në faqen 99 shkruhet se:
Shqiptarët kanë qenë maqedonas, por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Më pas, shkruhet se ‘shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit’. ‘Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780’, vazhdon të shkruhet në librat shkollor në Maqedoninë e Veriut. Në faqen 104 të po këtij libri shkruhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i keqtrajtuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i rrëmbyer dhe duke i vrarë maqedonasit vendas.
Për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke. Ndërkaq në faqen 103 shkruan se: Shqipëria ka pushtuar Maqedoninë Perëndimore.