LETER E HAPUR NR.2/ Shoqëria “FI Group” shpk, pjesë e grupit “Hysenbelliu” është vënë nën shënjestrën e kryetatimores Erilinda Lala, në shkelje të plotë të ligjit duke ndërhyrë në kontrollin tatimor dhe duke imponuar mosnjohjen e shpenzimeve për blerjen e tokës së ish-hotel “Turizmi i vjetër” në Pogradec. Ndaj shoqërisë është dhënë një urdhër i paligjshëm nga ana e Erlinda Lalës, për një detyrim të paqenë, rivlerësime arbitrare dhe shkelje procedurash nga drejtoresha e Tatimeve të Tiranës. Në një situatë të tillë, të paprecedentë, shoqëria “Fi Group” përmes kësaj letre të hapur i drejtohet Presidentit të Republikës dhe këshilltarëve të tij, Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Kuvendit, institucioneve të pavarura, komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat si dhe trupit diplomatik që të shqyrtojnë rastin flagrant të bërë me vetdije kundër biznesit nga drejtoresha Erilinda Lala.
LEXO EDHE:
PALIGJSHMËRIA E RAPORT-KONTROLLIT
1. Raport Kontrolli është i paligjshëm, bazuar në Ligjin për Procedurat Tatimore.
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë ka shkelur procedurën ligjore të përcaktuar në nenin 32, 34, 83 dhe 84 të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar. Inspektori i cili ushtroi kontrollin në vend është inspektori z.Ajet Laze, kurse Raport-Kontrolli Përfundimtar është mbyllur nga inspektori Ermalt Çorja, në bazë të Autorizimit për mbyllje të Kontrollit Përfundimtar me nr. 22520/4 prot. datë 27.03.2026.
Pra, inspektori i kontrollit tatimor z.Ermalt Çorja, është autorizuar për mbyllje të Raportit Përfundimtar në datën 27.03.2026 dhe ka firmosur Raportin Përfundimtar në datën 30.03.2026 pa qenë pjesë e grupit të kontrollit në vend dhe pa u prezantuar as një ditë me shoqërinë.
Në nenin 83 të ligjit parashikohet se – “Inspektori i grupit të kontrollit tatimor është përgjegjës për përgatitjen e raportit të kontrollit, brenda shtatë ditëve kalendarike pas datës së përfundimit të kontrollit tatimor”.
Në nenin 84 parashikohet se – “Raporti përfundimtar i kontrollit tatimor plotësohet dhe nënshkruhet nga të gjithë pjesëtarët e grupit të kontrollit dhe miratohet nga urdhëruesi i kontrollit, brenda 14 ditëve kalendarike nga data e marrjes së kundërshtimit të tatimpaguesit, ose që vlerësohet të jetë marrë nga grupi i kontrollit tatimor”.
2. Janë rivlerësuar të ardhurat duke llogaritur interesat për huat e dhëna, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Sipas Raport-Kontrollit, në periudhën vjetore 2023 (nëntor – dhjetor) dhe 2024, nga ana e inspektorit që ka hartuar aktkontrollin janë llogaritur interesa për huat e dhëna në shoqëritë e lidhura brenda grupit “Hysenbelliu”, të cilat shoqëria i kundërshton sipas argumentimit:
*Pikë së pari, nga ana e shoqërisë disponohen kontratat përkatëse pa interes, ku të gjitha transaksionet e kryera kanë kaluar nëpërmjet llogarive bankare të trajtuara në raport kontrolli.
*Së dyti, kontratat e huave pa interes nuk janë të ndaluara nga ndonjë ligj. Kontrata e huas është një kontratë që rregullohet nga Kodi Civil dhe ky i fundit rregullon dhe njeh huan pa interes.
*Së treti, kontratat e huave të lidhura midis shoqërive të grupit në rastin tonë nuk janë lidhur për qëllime përfitimi pasi qëllimi nuk është kryerja e transaksioneve financiare, por mbështetje financiare e grupit, pasi nuk është kredi tregu.
*Së katërti, për shumën e detyrimeve të mbetura në fund të vitit 2023 dhe vitit 2024, vlerësimin tatimor inspektori e ka bërë bazuar në vendimin e drejtorit rajonal tatimor dhe jo në ligj. Vlerësimi i të ardhurave, duke llogaritur interesa për huat e dhëna ka marrë për bazë normën e interesit mesatar të publikuar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2023, i cili rezulton 6.77%, dhe për vitin 2024 i cili rezulton 7.02%.
Pra, është marrë si referencë përqindja mesatare vjetore e interesave në leke të kredive për korporata jofinanciare të Bankës së Shqipërisë, gjë që bie në kundërshtim me vlerësimin e kryer pasi shoqëria “FI GROUP” sh.p.k nuk është e licencuar si shoqëri jofinanciare e Bankës së Shqipërisë.
Shoqëria “FI GROUP” sh.p.k nuk është institucion financiar, nuk është e licencuar nga Banka e Shqipërisë, nuk ka objekt veprimtarie dhënien e kredive me interes dhe në këto kushte, nuk mund t’i atribuohet realizimi i të ardhurave nga interesa, pasi dhënia e huave me interes në mënyrë sistematike është aktivitet i rregulluar, imputimi i interesit do të krijonte një situatë absurde, ku një subjekt pa licencë trajtohet sikur operon si bankë. Kjo cenon edhe parimin e konkurrencës së ndershme në sistemin financiar.
Me të drejtë, duke qenë të bindur në arbitraritetin e kontrollit, lindin pyetjet thelbësore:
a) Pse kjo normë dhe jo norma e depozitave?
b) Pse jo norma 0% (siç është kontrata)?
c) Pse nuk është bërë analizë tregu?
Për rrjedhojë, kemi një vlerësim diskrecional dhe arbitrar, në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë në tatime.
Nëse duhet të pranohet kjo logjikë, atëherë administrata duhet të aplikojë të njëjtin standard për:
a) klientët debitorë (arkëtime me vonesë),
b) detyrime të palikuiduara,
c) çdo marrëdhënie financiare pa interes.
Nga ku çdo e drejtë e arkëtueshme do të gjeneronte “interes fiktiv”, kjo do të çonte në një sistem të paqëndrueshëm, të paparashikueshëm, jashtë çdo baze ligjore.
3. Klasifikimi i blerjes së Aktiveve Afatgjata Materiale, (blerë me kontratë noteriale, paguar detyrimet tatimore sipas ligjit në momentin e kalimit të pronësisë dhe për qëllime të zhvillimit të aktivitetit të shoqërisë), si shpenzime të panjohura.
Shoqëria “FI GROUP” sh.p.k, në vitin 2022 ka blerë me kontratë noteriale një tokë për qëllime tregtare të aktivitetit fitimprurës të saj, duke e kontabilizuar si aktiv afatgjatë. Në vitin 2023, këtë tokë e shet sipas legjislacionit tatimor në fuqi, duke realizuar një fitim të llogaritur mbi aktivin e regjistruar në kontabilitetin e saj, në vlerën rreth 335 milionë lekë dhe duke llogaritur si Tatim mbi Fitimin rreth 50 milionë lekë në vlerë bruto (shitje aseti – blerje aseti).
Inspektori i kontrollit, me porosi direkte (shkruar e zeza mbi të bardhë në Raport Kontroll) të drejtorit Rajonal Tatimor Tiranë, znj.Erilinda Lala, nuk e njeh si shpenzim të zbritshëm në momentin e shitjes, edhe pse ka të gjithë dokumentet justifikuese (vetëm për faktin pse nuk ka prerë autofaturë të fiskalizuar në vitin 2022).
Por çfarë shkroi inspektori në Raport Kontroll:
“… … Në lidhje me shpenzimet e paraqitura nga ana e shoqërisë sipas llogarive sa më sipër disponohet dokumentacioni përkatës ligjor. Shpenzimet për vlerën kontabël për aq të shitura në shumën 213,610,100 lekë është paraqitur vlera e blerjes së pasurisë së paluajtshme tokë dhe ndërtesë e cila ndodhet në zonën kadastrale 8582, në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, sipas kontratave noteriale nr.rep 6578. Nr. kol 2255, datë 08.08.2022 dhe nr. rep 6569. nr.kol 2247, datë 08.08.2022, ku vlera totale në lekë sipas dy kontratave rezulton 213,6l0,l00 lekë. Vlera e paraqitur në pasqyrat financiare në vlerën e mësipërme në zerin toka dhe ndertesa ka të bejë me blerjen në gusht të vitit 2022 nga individët Narina Fico, Hermira Gjoni, Nevrez Gjylbegaj, Suzana Maliqi, Estref Starova, Aurora Jegeni, Nervin Starova, Saimir Vrioni, Grabon Vrioni, Ballkyze Dervishi, Altin Vrioni, Vergjinesha Starova, Shefqet Daiu, Zeni Cela, Bardhyl Celo, sipas kontratave noteriale nr.rep 6578. Nr.kol 2255, datë 08.08.2022, ku sipas kësaj kontrate është blerë truall 3000 m2 ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, i regjistruar me nr.pasurie 2/ 204, vol.16, faqe 24, zonën kadastrale 8582, truall 2194 m2 , ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, i regjistruar me nr.pasurie 2/ 244, vol.29, faqe 22, zonën kadastrale 8582, truall dhe ndërtesë 5424 m2 ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, i regjistruar me nr.pasurie 1/239, vol.33, faqe 128, zonën kadastrale 8582, truall 24 m2 ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, i regjistruar me nr.pasurie 2/205, vol.16, faqe 23, zonën kadastrale 8582. Sipas kontratës noteriale nr.rep 6569. Nr.kol 2247, datë 08.08.2022 është bërë blerja e pasurisë truall dhe ndërtesë, e cila ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, i regjistruar me nr.pasurie 2/ 5, vol.18, faqe 224, zonën kadastrale 8582, blerë nga individët Estref Starova, Aurora Jegeni, Nervin Starova, Saimir Vrioni, Grabon Vrioni, Ballkyze Dervishi, A1tin Vrioni, Vergjinesha Starova, Shefqet Daiu.
Blerja e kësaj pasurie të paluajtshme sa më sipër është pasqyruar edhe në pasqyrat financiare të vitit 2022, në zërin Aktive materiale (Toka dhe ndërtesa) në këtë vlerë dhe pakësuar në vitin 2023 kur është bërë shitja e tyre. Likuidimin e individëve sa më sipër për pasurinë e blerë nga ana e shoqërisë është bërë nëpërmjet ABI Bank, ku është marrë edhe kredia në vlerën prej 2.000.000 euro ose 208,026,003 lekë, pasqyruar edhe në pf të vitit 2022 te zëri detyrime afatgjata……
….. Nga ana e drejtorit rajonal janë bërë shënime në formularin 3, ku ka trajtuar mosfiskalizimin e kontratave të shitblerjes së pasurisë së paluajtshme nga idividët e trajtuar më sipër në raport nëpërmjet lëshimit autofaturës dhe fiskalizimit të saj. Moslëshimi i autofaturës dhe mosfiskalizimi i saj është konsideruar shkelje e ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” si dhe ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar neni 20. Bazuar në kërkesat e manualit të kontrollit tatimor kreu VIII hartohet raporti i kontrollit sipas shënimeve të drejtorit rajonal, ku në këto kushte, vlera e blerjes së pasurisë së paluajtshme në shumen 213,6l0,l00 leke, trajtohet si shpenzim i pazbritshëm për efekt të llogaritjes së tatim-fitimit dhe si rezultat shoqëria detyrohet të paguajë tatim-fitimi në shumën 32,041,515 lekë. (213,610,1001eke x 15%).
Gjithashtu, sipas pikës 1 të nenit 111 te Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe pikës 111.1 të Udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008″Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar (dënimet administrative) ka kryer shkelje administrative dhe sipas ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, neni 115 pika 1 dënohet me gjobë të barabartë me 0.06% për çdo ditë vonese, por jo më shumë se 365 ditë në shumën 7,017,092 lekë. (32,041,515 1eke x 0.06%x365).
Ne e kundërshtojmë llogaritjen pasi është absurde të konsiderosh si shpenzim të pazbritshëm blerjen e tokës me të gjithë dokumentacionin justifikues të blerjes, të vënë në dispozicion, përmendur dhe në raport kontrollin përfundimtar.
Shoqëria jonë ka blerë një pasuri të paluajtshme (truall), e cila është – përfituar nëpërmjet kontrate noteriale të rregullt ligjore. – regjistruar në organet e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe pajisur me certifikatë pronësie. – reflektuar në kontabilitet si aktiv afatgjatë në përputhje me legjislacionin kontabël në fuqi.
Në momentin e blerjes nuk është lëshuar autofaturë fiskale. Por kur është momenti i blerjes?
Sikurse është paraqitur dhe në raport-kontroll, blerja e tokës dhe ndërtesës është bërë në vitin 2022, vit i cili është kontrolluar më parë dhe nuk është objekt i këtij kontrolli.
Pra, shpenzimet për Vlerën Kontabël për aktive të qëndrueshme të shitura në shumën 213,610,100 lekë është paraqitur vlera e blerjes së pasurisë së paluajtshme tokë dhe ndërtesë, e cila ndodhet në zonën kadastrale 8582 në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, sipas kontratave noteriale nr.rep 6578. Nr. kol 2255, datë 08.08.2022 dhe nr. rep 6569. nr.kol 2247, datë 08.08.2022, ku vlera totale në lekë sipas dy kontratave rezulton 213,6l0,l00 lekë. Vlera e paraqitur në pasqyrat financiare në vlerën e mësipërme në zërin toka dhe ndërtesa ka të bëjë me blerjen në gusht të vitit 2022.
Por për këtë fakt është kontrolluar me raport kontrolli nr. 80453/4-5 date 23.02.2024 dhe për momentin e blerjes së truallit gusht 2022 shoqëria “FI GROUP” sh.p.k për moslëshim fature është penalizuar në shumën 75,000 lekë.
Në vitin 2023 periudhën objekt kontrolli aktual, ky aktiv është shitur dhe vlera kontabël e tij është njohur si kosto në përcaktimin e rezultatit financiar, si dhe kjo kosto është konsideruar si shpenzim i zbritshëm në llogaritjen e fitimit tatimor.
Kundërshtimet shteruese në lidhje me mosnjohjen e shpenzimit për blerjen e Aktivit janë paraqitur me shkrim në Komisionin për Shqyrtimin e Apelimit Tatimor (KSHAT), një kopje të cilës po e bashkëngjisim këtij Ankimi.
Në përfundim të kësaj shkrese dhe në mënyrë të përmbledhur, po rendisim gjithë paligjshmëritë dhe parregullsitë e Raport- Kontrollit ndaj shoqërisë “FI GROUP” sh.p.k, të cilat e karakterizojnë gjithë kontrollin të Pavlefshëm Absolutisht.
Në bazë të ligjeve të zbatueshme
1. Ligji nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, neni 80–85 Rregullimi i kontrollit tatimor dhe dokumentimit të tij, neni 71 Vlerësimi tatimor duhet të bazohet në fakte dhe prova, neni 72 Barra e provës i takon administratës tatimore, por jo të sajoj prova dhe fakte në mënyrë abuzive, neni 31, neni 34 e drejta e informimit dhe e drejta e njoftimit.
2. Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” Parimi i ushtrimit të funksionit vetëm nga nëpunës të emëruar ligjërisht.
3. Kodi i Procedurave Administrative, nenet mbi pavlefshmërinë absolute (kur organi është jo kompetent), nenet mbi konfliktin e interesit dhe paanshmërinë.
4. Manuali i Kontrollit Tatimor.
-Procedura e ndjekjes së kontrollit.
-Dokumentimi i çdo veprimi kontrolli.
-Roli dhe kompetencat e grupit të kontrollit.
kemi:
a) Shkelje në përbërjen e grupit të kontrollit
Fakti është se mbi 50% e grupit vendim marrës nuk rezulton i emëruar në përputhje me Ligjin nr. 152/ 2013 “Për nëpunësin civil”.
-Kodi i Procedurave Administrative – pavlefshmëria absolute. Akti është absolutisht i pavlefshëm kur nxirret nga një organ jo kompetent ose i paligjshëm.
-Ligji nr. 152/2013″Për nëpunësin civil”
* funksionet publike ushtrohen vetëm nga:
* nëpunës të emëruar sipas procedurës ligjore;
* në pozicion funksional të vlefshëm.
-Ligjit 9920 datë 19.05.2008 Për procedurat tatimore në RSH, i ndryshuar
*Kontrolli tatimor kryhet nga persona të autorizuar ligjërisht dhe raporti përfundimtar nënshkruhet nga grupi i kontrollit që kryen kontrollin tatimor.
Nga sa më sipër çdo vendimmarrje nga persona:
-pa status të rregullt
-ose jashtë funksionit Përbën (pavlefshmëri absolute)
b) Shkelje e afateve të kontrollit
Fakti është se program kontrolli ka 112 orë (14 ditë pune) dhe përfundim drafti 23.02.2026, tejkalim i afateve mbi 2 muaj, ku ne bazë të:
-Neni 81 pika 2 germa f dhe 83 i Ligjit 9920, kontrolli kryhet brenda afateve të përcaktuara në autorizim;
-Manuali i Kontrollit Tatimor
Çdo shtyrje kërkon:
*miratim formal
*duhet të dokumentohet
*duhet t’i njoftohet tatimpaguesit.
-Kodi i Procedurave Administrative
*afatet procedurale janë të detyrueshme
*tejkalimi pa bazë cenon vlefshmërinë e procedurës.
Si përfundim në mungesë të, autorizimit të ri, njoftimit zyrtar, kontrolli është kryer jashtë afateve, pra konsiderohet procedurë e paligjshme.
c) Ndërhyrja e drejtorit rajonal në vendimmarrje
Fakti është se në draftin e Raport Kontrollit citohet, “sipas shënimeve të drejtorit rajonal”, ku në bazë të:
-Neni 83 pikat 1, 2 dhe 3 i Ligjit 9920 kontrolli kryhet nga:
*inspektori
*grupi i kontrollit
*jo nga drejtori rajonal.
-Manuali i Kontrollit Tatimor përcakton qartë se përgjegjësia për gjetjet është e grupit të kontrollit.
-Kodi i Procedurave Administrative – parimi i paanshmërisë, ndalohet ndërhyrja e autoriteteve jashtë kompetencës.
Si përfundim ndërhyrja e drejtorit rajonal:
*krijon vendimmarrje të deformuar;
Kjo e bën raportin të paligjshëm në themel
d) Konflikt i hapur interesi Fakti është se shoqëria ka kallëzuar penalisht grupin e kontrollit, ku në bazë të:
-Kodi i Procedurave Administrative, zyrtari duhet të përjashtohet kur ka interes personal ose konflikt.
-Parimi i paanshmërisë, ku procedura duhet të jetë objektive dhe neutrale.
Si përfundim vazhdimi i procedurës nga i njëjti grup është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit e kthen procesin në proces të parregullt dhe të komprometuar.
a) Mungesë transparence dhe njoftimi
Fakti është se shoqërisë nuk i janë komunikuar, akt-konstatime apo procesverbale gjetje gjatë gjithë periudhës së kontrollit, ku në bazë të:
-Neni 80 deri 83 i Ligjit 9920 çdo veprim kontrolli duhet të dokumentohet dhe të reflektohet.
-Neni 34 i Ligjit 9920 Tatimpaguesi ka të drejtë të informohet dhe të ketë akses në dokumentacion.
-Manuali i Kontrollit Tatimor, detyrim për komunikim të vazhdueshëm me tatimpaguesin.
-Kodi i Procedurave Administrative, e drejta për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur.
Si përfundim mosnjoftimi për “shkelje eventuale”, cenon të drejtën e mbrojtjes dhe përbën shkelje të rëndë procedural.
Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë i kemi bërë kërkesë për vënien në dispozicion të dosjes se kontrollit, ku në bazë të:
-Neni 32 deri 37 i Ligjit 9920, kemi të drejta për akses në dokumentacionin tatimor.
-Kodi i Procedurave Administrative e drejtapër informim dhe transparencë.
Për këtë kemi kërkuar të na vihej në dispozicion:
• Dosja e plotë e kontrollit,
• Autorizimet dhe shtyrjet,
• Procesverbalet dhe akt-konstatimet e shkeljeve të evidentuara,
• Çdo dokument i firmosur nga grupi i kontrollit,
• Korrespondenca e brendshme vendimmarrëse.
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë nuk e ka marrë parasysh kërkesën tonë e deri më sot nuk kemi një përgjigje.
Duke ju falënderuar në avancë, mbetemi në shpresë të një reagimi pozitiv nga ana Juaj.
/Gazeta Panorama


