Në seancën e fundit gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej dha dëshminë e tij lidhur me dosjen “Plumbi i Artë”.
Alibej shpjegoi lidhjen e tij me Suel Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin si dhe përfshirjen e vëllait të tij, Endritit, në aktivitetet kriminale.
“Në vitin 2012-2013 ishte kjo periudhë që Endriti më kërkoi që të takoja Suel Çelën, Sokol Sanxhaktari. Endriti më tha që do testonin cilësinë e një sasie kokaine”, tregon Alibej.
Kur pyetet nga prokurorët e SPAK për jetën e tij përpara vrasjes së të vëllait, Alibej tha: “Në jetën time nuk jam marrë asnjëherë me drogë, por gjithmonë e kam mbështetur vëllain.
Erion Alibej: Në vitin 2012-2013 ishte kjo periudhë që Endriti më kërkoi që të takoja Suel Çelën, Sokol Sanxhaktari. Endriti më tha që do testonin cilësinë e një sasie kokaine.
SPAK: Si ka qenë jeta juaj para vrasjes së vëllait?
Erion Alibej: Në jetën time nuk jam marrë asnjëherë me drogë, por gjithmonë e kam mbështetur vëllain. Se e kam vëlla. Por më pas nga problemet ekonomike të Endritit, ai më kishte kërkuar të shkoja në Angli.
Shkova me kamion, në fillim të 2016, te familja e xhaxhit tim, qe jetonte prej shume vitesh aty. Ata nuk dinin asgjë, kisha mundësi të shisja kokainë, por nuk kisha mundësi të gjeja shtëpi. Asokohe Hajdar Çopja jetonte në Holandë dhe ua çonte drogën shpërndarësve në Gjermani me kuaj.