Në Gjykatën Administrative zhvillohet seanca për padinë e Erion Veliajt kundër prokurorit Ols Dado, për të cilin kërkon pavlefshmërinë e emërimit si prokuror.
Në fjalën e tij para gjyqtarit, Hazbi Balliu, Veliaj tha se me Ols Dadon është në konflikt interesi, ndërsa shtoi se Nesti Angoni që e ka kallëzuar atë nuk ekziston.
“Jam këtu per të treguar se cfarë i shkaktoi kjo Bashkisë së Tiranës. Nesti Angoni nuk ekziston, nuk di kë të kallëzoj”, ka thënë Veliaj.
Ndërkohë gjyqtari i ka kërkuar të fokusohet tek çështja, duke theksuar se “Gjykata ka detyrë të orientojë te procesi”.
Më tej Veliaj ka deklaruar: “Cili është dëmi që i kam shkaktuar Tiranës? Se kam mbjellë pemë? Se kam ndërtuar 50 shkolla e çerdhe”.
“Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten. Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë por tek bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda. Sot nuk firmos më tek bashkia e Tiranës, që kanë të bëjnë me këtë njeriun. Sot plehrat janë sheshit, se edhe unë erdha sot këtu dhe pashë. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht në Kashar, janë 14 muaj s’është hapur një kopsht”, tha Ve


