Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike të dhënat për situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit, ku janë raportuar 22 vatra, prej të cilave 5 janë ende aktive dhe 1 nën monitorim.
Zjarret janë përqendruar kryesisht në qarqet Dibër, Fier, Tiranë dhe Elbasan, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me shkurre, pyje dhe ullishte.
Vatrat ende aktive:
Dibër
Liqeni i Luleve, Parku Kombëtar Lurë: zjarr në sipërfaqe me pisha dhe livadh.
Mali i Peladhisë, Zerqan, Bulqizë: dy vatra zjarri në zhvillim, po përhapen drejt “Majës së Vlashës”, terren i vështirë, rrezik përhapjeje, por jo për banesat.
Sinë e Sipërme, Arras, Dibër: djegur rreth 4 ha pyll dushku, operojnë 11 efektivë me mjete rrethanore.
Tiranë – Rrogozhinë
Zambishë dhe fshatrat përreth: zjarri i rënë më 10 korrik mori përmasa të mëdha gjatë natës. Deri tani janë djegur 80-90 ha bimësi, mbi 70 rrënjë ullinj. Ndërhyrje me 2 helikopterë FA, 30 zjarrfikës, 20 punonjës bashkie dhe 20 banorë lokalë.
Fier – Mallakastër
Fshati Drenovë, Qendër Dukas: djegur 2.5 ha bimësi dhe 250 ullinj, është riaktivizuar sot një vatër.
Vatra nën monitorim:
Elbasan – Librazhd
“Mal Plak”, Polis: zjarr në pyll, intensitet i ulët, po monitorohet nga autoritetet vendore.
Bilanci i dëmeve:
Sipërfaqe të djegura: mbi 107 hektarë me shkurre, ferra dhe pyje.
Ullinj të dëmtuar: rreth 100 rrënjë.
Objekte të djegura: 3 ndërtesa për bagëti në Dragovoje, Malësi e Madhe.
Forcat e angazhuara:
305 efektivë në terren
25 automjete zjarrfikëse
30 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë
Parashikimi për vijimin:
Sot: reshje të lokalizuara në Shkodër, Kukës dhe Dibër
Rrezik i lartë për zjarre: Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Gjirokastër
Rrezik i moderuar: pjesa tjetër e qarqeve
Rreziku rritet nesër, veçanërisht në zona të lokalizuara si Shkodra jugore, Durrësi verilindor dhe Vlora veriore.
Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri. Qytetarëve u bëhet thirrje të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të lajmërojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë flakë apo tym në terren.