Xhabir Deralla
LSDM mbajti një spektakël të vërtetë multimedial në qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, që u përmbyll pas karvanit të tribunave me moton “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes”. Në këtë ngjarje u bashkuan mesazhe dhe simbole shumështresore dhe me shumë kuptime në adresa të ndryshme. Edhe vetë data e këtij aktiviteti ishte simbolike – pikërisht kur vendi jonë mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE më 17 dhjetor 2005, gjë që e përkujtoi në një deklaratë të mëparshme zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Planifikuesit e manifestimin kanë patur shumë punë për t’i bashkuar simbolet dhe mesazhet në një tërësi të madhe dhe koherente, duke përdorur të gjitha mjetet për të ndihmuar LSDM-në të dërgojë, përveç verbaleve, një varg mesazhesh joverbale për audiencën e targetuar. Si në çdo organizim publik, edhe me këtë rast gjithçka kishte një kuptim dhe mesazh të caktuar – prania dhe mungesa e njerëzve të caktuar, ngjyrat, drita, garderoba…/Analiza e plotë.